Bëhet thirrje urgjente për mërgimtarët: Mos kaloni nëpër Serbi

Edhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i është bashkuar thirrjes që mos të kalohet nëpër Serbi.

Marketing

Kjo për shkak të rastit të fundit të vrasjes së një polici në Serbi dhe plagosjes së një tjetri.

“Shmangeni udhëtimin nëpër Serbi. Më mirë pak orë më shumë, por të sigurt. Dhe, jo vetëm këto ditë”, ka shkruar Ramadani.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në njoftimin e kësaj ministrie është shprehur shqetësim për pretendimet e Serbisë për vrasjen e një polici serb ku i dyshuar është një kosovar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në njoftim.

Marketing