Behgjet Pacolli: Sapo arrita në shtëpinë time, sa më mungonte atdheu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli, ka arritur në rezidencën e tij në Hajvali të Prishtinës.

Marketing

Kreu i AKR-së shkruajti për arritjen e tij në shtëpi edhe në rrjetin social Facebook.

“Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu”.

Ai ateroi para gati një ore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe iu bënë kontrollat e nevojshme mjekësore të parapara në situatën pandemike.

Në deklarimin e tij para gazetarëve Pacolli tha se nuk e di se a do të futet në karantine apo jo, megjithatë tha se nuk do t’i rezistojë asnjë vendimi.