Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e presin vendime të rëndësishme strategjike në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhejs Bejli, sipas të cilit SHBA-të e mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, duke e përkrahur implementimin e Marrëveshjes së Prespës.
Në rast të dështimit të votimit të Marrëveshjes në Parlament, qoftë në Maqedoni apo Greqi, Bejli thotë se nuk sheh alternativë tjetër që vendi të niset drejtë rrugës euro-atlantike.
Ne e dimë se kompromiset në Marrëveshjen e Prespës nuk janë të lehta, por kjo me të vërtetë është mundësi historike për Maqedoninë dhe për rajonin, që do të japë të ardhme më të sigurt dhe më prosperuese. Fuqishëm e mbështesim zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Marrëveshja do t’i mundësojë Maqedonisë që ta marrë vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal”. – theksoi Xhes Bejlli – Ambasadori Amerikës në Maqedoni
Amnistinë e sulmuesve në Kuvend, Bejli e vlerëson si vendim të rëndësishëm politik, vlera e të cilës do të konstatohet sipas asaj nëse do të ndërtohet konsensus nacional i nevojshëm për t’u realizuar dëshira e shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE.
Vendimi i Kuvendit për të miratuar Ligj për amnisti është vendim i rëndësishëm politik, i miratuar përmes një procesi transparent dhe demokratik, që ishte mbështetur nga shumica e madhe e deputetëve. Në fund, mendoj se ai do të vlerësohet sipas asaj nëse ka arritur të ndërtojë konsensus nacional të nevojshëm për t’u realizuar dëshira e shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE, proces që do ta përforcojë sundimin e së drejtës në vend”. – u shpreh – Xhes Bejlli – Ambasadori Amerikës në Maqedoni.
Belji shton se është me rëndësi që ata të cilët i organizuan sulmet më 27 prill të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, ndërsa gjatë tërë këtij procesi, gjyqësia duhet të mos ndikohet nga politika dhe të gjykoj lirshëm për këto raste në bazë të fakteve dhe ligjeve.