ë hënën, karvani i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit vijoi në takim me banorët e lagjeve të qytetit: Beg, Vardar, Tregu i madh dhe Beliçicë.
Si në takimet e tjera me qytetarët e Gostivarit, nënkryetari i BDI-së njëherit edhe Kryetar dege, z. Nevzat Bejta, foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të 21 Prillit për shoqërinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Bejta, që në fillim potencoi që kandidati shqiptar nuk mund të fiton zgjedhjet përshkak të konfiguracionit të trupit votues në RMV, për këtë shkak, vota për kandidatin shqiptar nuk zë vend, dhe për pasojë mund të parandalon fitoren e kandidatit pro-perëndimor që në rrethin e parë.
“Në rrethinë e dytë, kandidatja nga radhët e VMRO-DPMNE, mund të bojkoton zgjedhjet dhe të vështirëson zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të konsensusit. Vendit nuk i duhet një lojë e tillë. Kemi një president në ikje që do të mbahet mend si presidenti më i dështuar jo vetëm në RMV por edhe në shtetet e Ballkanit. Tani na duhet një president i ri i cili do të punon për integrimet euro – atlantike. Stevo Pendarovski çdo kund flet për euro – integrimet dhe për barabarësi të qytetarëve të vendit pa dallime. Me presidentin e ri do të nënshrkuhen ligjet që i bllokoi presidenti aktual dhe në qershor besojmë në hapjen e bisedimeve për integrim të vendit në BE. Nuk duhet të lejojmë të na dalin pengesa”, tha Bejta, duke shtuar që ndryshimet e fundit në RMV sollën edhe fillozofinë dhe qasjen e re politike për kandidat të përbashkët apo konsesual.
Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani, para të pranishmëve foli për zgjedhjet presidenciale si shumë të rëndësishme për vendin, duke ftuar të pranishmit që më 17 Mars me fillim prej ora 19:30 në Pallatin e Kulturës të dëgjojnë nga afër arsyet e mbështetjes së kandidatit të përbashkët nga vet lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti.
Sezgin Veliu, në rolin e nikoqirit dhe kryetarit të Shtabit të lagjes Beg, deklaroi që patriotizmat deklarative në këtë fushatë nuk kanë vend, sepse, ma UÇK se Ali Ahmeti nuk mund të ketë.