Bejta: Modeli zgjedhor nuk ndryshohet, i përshtatet më së miri Maqedonisë së Veriut

Nevzat Bejta nga BDI, i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se nuk ka kohë të mjaftueshme deri në datën e zgjedhjeve që të ndryshohet modeli zgjedhor. Ai thotë se BDI-ja është për modelin aktual zgjedhor, për shkak se sipas tij, ky model i përshtatet më së miri Maqedonisë së Veriut, pasi është shtet multietnik.

Marketing

Nuk ka kohë që të debatohet për këtë ide. Ligji në fuqi me 6 njësi zgjedhore është në rregull. Pastaj, ekspertet duhet të debatojnë dhe të vendosin nëse shkohet në një njësi zgjedhore, a është në interes dhe në të mirë të qytetarëve. Ata që kanë bërë këtë model zgjedhor, me 6 njësi, i kanë pasur parasysh specifikat e vendit tonë, prandaj deri më tani ky model është vënë re se është një model i mirë dhe deri tani ky model ka qenë i pranueshëm për qytetarët- tha Bejta