Bejta: Pas Zgjedhjeve Presidenciale fokusohemi në zhvillimin ekonomik (foto)

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, të shtunën vijoi fushatën parazgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale – 2019 në takime me strukturat e partisë dhe banorët e vendbanimeve Reçan, Vërtok, Raven dhe Mirditë.

Marketing

Me këtë rast, anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor të kryesuar nga z. Bashkim Hasani dhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, sqaruan banorët e Zonës mbi rëndësinë e kandidatit koncensual për President, një ide e plasuar dhe materializuar nga BDI dhe lideri, z. Ali Ahmeti.

Nënkryetari, Bejta deklaroi që: Pas ndryshimeve kushtetuese me çka u arrit ndërrimi i emrit të shtetit, mirtatimit të ligjit për gjuhën shqipe, zgjedhjes për herë të parë të një shqiptari në postin e Kryetarit të Parlamentit dhe pas procesit zgjedhor për Presidentin e shtetit, e gjithë energjia e qeverisë BDI – LSDM, do të fokusohet në zhvillimin ekonomik.

“Ndërrimi i emrit që erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Prespës, hapi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në NATO. De Fakto ne jemi në NATO, dhe De Jure shumë shpejt do të zyrtarizohet anëtarësimi i RMV-së në Aleancën Veri – Atlantike. Me ingegrimin në NATO, në vendin tonë do të rriten investimet nga jashtë. Zhvillimi ekonomik dhe sundimi i drejtësisë në vendin tonë, do të rritet me hapjen e bisedimeve dhe inkuadrimin e vendit në Bashimin Evropian”, tha Bejta, duke shtuar që kundërkandidati nga VMRO-DPMNE, është kundër këtyre ndryshimeve pozitive që ndodhen në vendin tonë, e që pamundësojnë inkuadrimin e vendit në strukturat euro – atlantike.

Hasani: Na duhet President që nuk do të pengon integrimin euro – atlantik

Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, z. Bashkim Hasani deklaroi që kandidati konsesual, Stevo Pendarovski është kandidatë i cili është i përqendruar në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së, një politikë strategjike e BDI-së që nga krijimi në vitin 2002.

“Maqedonia e Veriut është shtet me demokraci parlamentare, dhe si organ më i rëndësishëm ëhstë Parlamenti dhe Qeveria të cilën e zgjedh Parlamenti, por në vitet e fundit u tregua se pozita e Presidentit të shtetit edhe pse eshte më tepër reprezentativë,  Presidenti i shtetit mund edhe të bëhet pengesë e proceseve. Prandaj, zgjedhje e Presidentit i cili promovon vlerat demokratike, është tejet e rëndësishme për vazhdimin e proceseve integruese të vendit drejt BE-së dhe NATO-s”, deklaroi Hasani,  i cili shfrytëzoi nga rasti që të shpreh falënderim publik për anëtarët dhe strukturën e BDI-së në Raven për angazhimin e tyre në procesin e ri-anëtarësimit dhe anëtarësimeve të reja në vigjilje të kongresit partiak.

Fushata zgjedhore e BDI-së në Gostivar, vijon të dielën në takime me qytetarët në vendbanimet: Simnicë, Gjenovicë, Banjicë e poshtme, Banjicë e epërme, si dhe lagjen Dutllëk.

Marketing