Bejta përballet me realitet të hidhur në teren

Ditët e para të fushatës në Gostivar po kalojnë me aktivitete të shumta politike të subjekteve garuese në zgjedhjet e 17 tetorit.

Marketing

Kandidati i BDI, Nevzat Bejta është përbullur me një realitet të hidhur në teren. Një Banjicë të poshtme e të epërme ka defiluar rrugëve me baltë dhe me kanalizime të hapura mbi sipëfaqe.

Për më tepër, Bejta është njoftuar nga banorët e zonës se kryetati që mandati i skadon për dy javë lerë që ska bë asnjë investim por edhe ato investime nga e kaluara janë dëmtuar nga ndërhyrje të kinse diçka po punohet. Janë hapur punët dhe kanë ngeluar ashtu për dy cilkle zgjedhore.

“Kjo është pastër? Kjo u duket pastërti? Vijnë çdo here para zgjedheve sjellin makineri se kinse punohet diçka dhe pas disa ditëve makineria tërhiqet. Kjo ndodhi dy here, të tretën se lejmë Taravarin të na mashtron”, tha banori i revoltuar duke shtuar që projektet kapitale në Banjicë u bënë në mandatin e Nevzat Bejtës prandaj kësaj radhe vota do t’i jepet punëtorit dhe jo dallaverexhiut.

Në takimin me banorët e zonën Bejta premtoi zgjidhje për banorët e zonët duke shtuar që bashkë me qeverisjen qendrore do të realizohen projekte konkrete në Banjicë të poshtme dhe të epërme, lagje që kufizohen me qytetin.