Bejta:Largimin tonë nga BDI-ja e duan ministrat e dështuar

Fraksioni i BDI-së nuk pranon asnjë vendim të kryesisë së BDI-së lidhur me largimin e tyre nga partia pasi sipas Nevzat Bejtës shkarkimi i tyre mund të bëhet vetëm nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë. Sipas tij, çdo veprim apo vendim që merren në kundërshtim me statutin e partisë është i jashtëligjshëm andaj edhe nuk mund të pranohet apo edhe të pretendohet për vet largimin e tyre nga BDI-ja. Bejta thotë se kundërshtimi i mendimit ndryshe çon partinë drejt diktaturës e cila siç thotë ai nuk i ka sjellë të mira asnjë shoqëria e nuk do ti sjelle asaj shoqërisë shqiptare në Maqedoni,

Marketing

“Diktatura nuk ka sjellë asnjë të mirë në interes të anëtarësisë dhe në interes të shoqërisë. Ne kemi mendimet tona dhe mendimet tona ndryshme shkojnë në të mirë të organeve të partisë, shkojnë në të mirën e anëtarësisë së BDI-së. Ne e duam BDI-në që të demokratizohen dhe të dalin në sipërfaqe meritorët e BDI-së, jo ata të cilën nuk kanë asnjë merite dhe ti marrin meritat e anëtarëve të BDI-së,” deklaroi Nevzat Bejta, anëtar i fraksionit të BDI-së.

Ai mendon se pas kërkesës për largimin e siç thotë anëtarëve më meritor për ngritjen e BDI-së qëndrojnë ministrat, ata që nuk kanë bërë asgjë për këtë parti, por që e kanë shfrytëzuar partinë për ngritjen e tyre.

“Ministrat aktual në vend se të merren me realizimin e programit të cilin e kemi premtuar në zgjedhjet parlamentare, ata merren me ne dhe kërkojnë nga kryetari që neve të na përjashtoj nga partia që ata të jenë rehat me manipulimet që i bëjnë dhe anëtarësinë dhe me qytetarë tanë..Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe jemi duke vazhduar aktivitetet me anëtarësimin e BDI-së dhe kemi mbështetjen e tyre dhe ata na përkrahim. Më në fund në vjen deri aty, kutia do të vendos se kush ka të drejtë, ne apo ata, ne nuk tërhiqemi,” tha Nevzat Bejta, anëtar i fraksionit të BDI-së.

Një ditë më parë edhe Musa Xhaferi në një prononcim për Alsat e quajti anti statutar vendimin e kryesisë së BDI-së për ta shpallur grupin e zjarrit të vetë përjashtuar nga partia. Sikur Bejta edhe Xhaferi thanë se duhet të thirret mbledhja e këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe aty të vendoset nëse mendimi ndryshme në parti duhet ose të përjashtohet nga partia. Nga BDI-ja nuk kanë komentuar këto pretendime të dy zyrtarëve të lartë në parti. /alsat.mk