Ish-kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati është emëruar Zëvendësdrejtor në Agjencion për Punësim. Deri më tani nga mbarimi I mandatit të kryetarit të komunës Murati, nuk ka ushtruar asnjë funksion, përpos angazhimit që ka pas në Degën e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ndërsa Arben Zyberi, i cili deri më tani ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtorit në Agjencion për Punësim është emëruar Drejtor në Inspektoratin Shëndetësor.
Ai gjatë ushtrimit të funksionit në këtë drejtori ka kontribuar shumë, në shpërndarjen e projekteve për kompanitë shqiptare që kanë kontribuar në uljen e papunësisë.
Muarti dhe Zyberi, janë kuadër të BDI-së nga dega e Bashkimit Demokratik-Saraj.