Bekim Sali: Apasievi seriozisht duhet të kërkojë ilaç për shërimin e albanofobisë!

Ministri i shëndetësise Bekim Sali thotë se kreu i “Levicës” Dimitar Apasievi seriozisht duhet të kërkojë ilaç për shërimin e albanofobisë.
“Edhe pse kemi personel të mirë nëpër klinika, fatkeqësisht Ministria e
Shëndetësisë ende nuk ka zbuluar ilaç për albanofobinë.Në ministrinë që e drejtoj unë secili avancohet sipas meritave dhe punës
që e bën e jo sipas përkatësisë partiake e politike që e ka”-thotë Sali.

Marketing