Bekim Sali: Betejën po e bëjmë për deputetin e tretë në Zonën e Parë Zgjedhore (VIDEO)

Bekim Sali nga Alternativa për Gazetën Lajm ka deklaruar se gjërat kanë ndryshuar në zonën e parë zgjedhore, ku edhe ai është i renditur i dyti,
dhe se tani kjo zonë është bastion i VLEN-it.
“Aty tani për tani betejën po e bëjmë për kandidatin e tretë e cila është nga zona e Sarajit. Një përkujtim të vogël dua ta bëj se në vitin
2020 ku ishim në koalicion me ASH-në, kishim nxjerr rezultat të barabartë me BDI-në sa i përket deputetëve, dhe kur e themi tani
bastionin e vjetër, e kemi të qartë se një shkëputje e madhe e trupit votues me automatizëm flet edhe për ndryshim të rezultatit”, tha Sali.
Bekim Sali, duke folur për kërcënimet tha se janë armë e humbësit dhe se ato nuk ndikojnë në euforinë e krijuar dhe dëshirën për ndryshim.  https://www.facebook.com/share/v/e5hWJrcmQxiYUURo/?mibextid=oFDknk

Marketing
Marketing