Bekim Sali kundërpërgjiget për akuzat ndaj tij

Pasi isha dëshmitar i spektaklit dramatik, të organizuar nga anëtarë të caktuar të Aleancës për Shqiptarët, të prirë nga vetë ministri Fatmir Mexhiti, si përgjigje ndaj postimit tim të mëparshëm në FB, më duhet t’ua jap përgjigjen që duket se e dëshirojnë.
Le t’ia fillojmë me radhë – ministër Mexhiti, ndoshta është koha që ta kurseni opinionin nga provokimet dhe histeritë tuaja emocionale në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë. Qytetarët nuk ju zgjodhën për ta shprehur mllefin tuaj. Ata meritojnë më shumë dinjitet nga funksionarët e tyre të emëruar. Ministër Mexhiti, ju si duket se po përballeni me problemin e kredibilitetit dhe besimit. Për kë punoni vërtet? Anën e kujt e mbani? Është koha që t’i shpjegoni manipulimet tuaja në prapaskenë.

Marketing

A është rastësi që e mohoni publikisht se paguani dikë, ndërsa pas dyerve të mbyllura nxitoni të negocioni me kompanitë e përfshira në rrënimin e spitaleve modulare për çka në mbledhjet qeveritare keni marrë urdhër nga shefat? Ju më 11 korrik keni pranuar se keni kontratë për pagesat ndaj BRAKO-s . A po e demantoni veten tuaj ?! Gënjeshtrat nuk ju sjellin dobi. Dokumentin e keni më posht.

Qytetarët meritojnë përgjigje. Kur te përgjigjet, ministër Mexhiti, ja edhe një sfidë për ju: a mund me ndërgjegje të pastër t’i shpjegoni opinionit se si e justifikoni kërkesën e pagesës për kompaninë e përfshirë në akuza për parregullsi, dokumentacion të dyshimtë të revizionit dhe kaos gjyqësor? Apo është shumë për të kërkuar kaq nga një ministër?

Pa hyrë më shumë në gjendjen e dhimbshme të mandatit tuaj të deritanishëm:
Projektet e përfunduara: Fiasko. Seriozisht, a edhe realizimi i dy projekteve të vetme është kërkesë e tepërt për ju?

Më pas vjen edhe akuza e subjekteve të tjera opozitare, të cilat pohojnë se jeni duke u marrë me zhvatje ndaj veledrogerëve. Thonë se kanë faktet. Ju e dini këtë më së miri. Pse nuk flisni për këtë temë?

Për vetëm shtatë muaj, ministër Mexhiti, portofoli juaj është kryevepër në dështime dhe kontroverse. Keni arritur të krijoni zhgënjim në çdo front – te votuesit tuaj, te partia juaj dhe në premtimet tuaja. Është mbresëlënëse se sa shpejt keni rënë në thellësitë e zhgënjimit. Ju lumtë!

Për Aleancën për Shqiptarët – vërtet e keni tejkaluar veten. Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga i famshmi Mexhiti, nuk është asgjë më pak se një shembull tekstual i zhgënjimit. Ish mbështetësit tuaj duhet të jenë të mahnitur me shoun e shpërfaqur.

Nënkryetari i AlternAtivA-s
Bekim Sali