Kandidati i Aleancës, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së, Bekim Sali sonte para banorëve të komunës së Çairit nën tingujt e himnit të VMRO-së dhe flamurit të kësaj partie ka kërkuar votat e shqiptarëve, shkruan opinionshqip.live
Edhe Sali, njëjtë sikur Taravari para disa ditëve në Gositivar, sonte qëndroi “GATITU” gjatë intonimit të himnit të partisë së Gruevskit.
Bekim Sali-n, shpresën e VMRO-së në Çair sonte patën nderin të gjithë shqiptarët që ta shohin “QAFË PËR QAFE” me Vlladimir Gjorqevin, njeriu i cili gjatë protestave studentore të vitit 1997 kërkonte “dhoma gazi për shqiptarët”.
Kandidati i Aleancës, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së sonte ua bëri me dije shqiptarëve se “TURPI KA EMËR” dhe ai quhet koalicioni mes ALEANCËS-ALTERNATIVËS dhe partisë shoveniste maqedonase VMRO-DPMNE-së.
BURIMI: opinionshqip.live