Në një intervistë për Tv Uskana Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se viti 2019 do të jetë vit i investimeve kapitale dhe i zhvillimit ekonomik të vendit dhe paralajmron rritje të ndërtimtarisë, fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe intesifikimin e punimeve për gazifikimin e rajonit të pollogut.
Me fillimin e vitit 2019 presim që edhe ndërtimtaria të shënojë rritje dhe në këtë mënyrë edhe pritshmëritë e qeverisë të tejkalohen me çka do të krijohen edhe vende të reja pune thotë Ministri i Ekonomis Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi për vitin 2019 ka paralajmruar edhe fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.
Gjatë intervistës për Tv Uskana ministri i ekonomis Kreshnik Bekteshi ka njofuar se shtë zhbllokuar procesi i ndërtimit të gazifikimit dhe trajektores Shkup-Tetovë Gostivarë dhe është duke u realizuar me dinamikën e parapar dhe shpreson që deri në përfundim të vitit 2020 rajoni i pollogut të ketë mundësi për tu furnizuar me gaz.