Bekteshi: Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njofton se automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur.

Marketing
 Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore.
 Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi- thotë Bekteshi.
Marketing