Bekteshi-Bexheti: Me zbatimin e projekteve infrastrukturore do të përmirësojmë jetën e qytetarëve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot inspektuan rikonstruksionin e rrugës Bukoviq-Raoviq e cila është një nga 94 projektet nga TAV programi për mbështetjen e komunave.
Bëhet fjalë për një rrugë me gjatëësi prej gjashtë kilometrave me një vlerë investimi prej 47 milionë denarë.
Ministri Bekteshi theksoi se me zbatimin e këtyre projekteve në të gjitha komunat, Qeveria synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Ne kemi siguruar fonde për të gjitha projektet që kanë treguar qëndrueshmëri ekonomike. Në bashkëpunim me kompaninë TAV, u përzgjodhën projekte me interes publik, siç janë rrugët lokale, ujësjellësi dhe kanalizimi, shkollat, kopshtet dhe projekte të tjera. Qëllimi ynë kryesor është të përmirësojmë jetën e qytetarëve në të gjitha komunat në të gjithë vendin duke zbatuar projekte të tilla. Këtu në komunën e Sarajit, dy projekte do të realizohen drejtpërdrejt nga programi TAV, dhe përveç kësaj do të realizohet një projekt për ndërtimin e një salle sportive. Me këtë ne dëshmojmë se pushteti lokal së bashku me qeverisjen qendrore mund të zbatojnë projekte në një afat të shkurtër”, ceku ministri Bekteshi.
Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti, falënderoi Qeverinë për pranimin e këtij projekti si një nga prioritetet në programin TAV.
“Ne si komunë aplikuam për këtë projekt dhe na u miratuan fonde për rindërtimin e rrugës nga fshati Bukoviq në fshatin Raoviq, e cila është e gjatë gjashtë kilometra. Vlera është 47 milionë denarë dhe do të zgjerohet në vende të caktuara dhe do të ketë parakolpë? për shkak të pozitës së vendbanimit dhe për lëvizje më të sigurt të qytetarëve në këtë zonë. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën tonë, më vjen mirë që Qeveria e mirëkuptoi kërkesën tonë dhe me këtë ne vërtetojmë se investimet bëhen edhe në vendbanime të vogla dhe ne kujdesemi për qytetarët pavarësisht se sa njerëz jetojnë në një vend të caktuar, ” tha kryetari Bexheti.

Marketing

Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve tha se kjo rrugë do të bëhet sipas të gjitha standardeve dhe cilësisë. Ndërtimi i infrastrukturës rrugore cilësore për Ministrinë e
Transportit dhe Lidhjeve është prioritet mbi prioritetet dhe për banorët në këtë rajon do të ketë një rëndësi të madhe dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”, tha zëvendësministri Rexhepi.

Përmes Programit TAV, janë ndarë gjithsej 94 kontrata, në një vlerë totale prej 49.7 milion euro, për zbatimin e projekteve të infrastrukturës në pothuajse të gjitha komunat në vend.