Bekteshi: Çdo qytetar duhet të paguaj rrymë aq sa ka shpenzuar! Të zgjidhet problemi me rrymën elektrike në Sllupçan

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike.

Marketing

Çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar.

Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjetikë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në bartjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike.

Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut.

Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësojnë punën e ekipeve të EVN Maqedoni.