Bekteshi dhe Hoxha në shënimin e “Ditës Botërore të Vranecit”

Ministrat e Ekonomisë dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Kreshnik Bekteshi dhe Arjanit Hoxha sot do të marrin pjesë dhe do të kenë paraqitje në shënimin e “Ditës Botërore të Vranecit”, e cila do të mbahet në Qendrën edukative M6 në Shkup.

Marketing

Në kremtimin e “Ditës botërore të Vranecit”, do të promovohet një broshurë për promovimin e industrisë së verës në Maqedoninë e Veriut, përgatitja e së cilës mbështetet nga Ministria e Ekonomisë përmes Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi.

Ngjarja “Dita botërore e Vranecit” organizohet nga shoqata “Verërat nga Maqedonia” dhe do të mbahet me fillim nga ora 11 në ambientet e Qendrës së Edukimit M6 – Shkup.