Bekteshi dhe Rexhepi në takimin ministror të Partneritetit për energji transatlantike dhe bashkëpunim klimatik në Varshavë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Drejtori i Burimeve Kombëtare të Energjisë”, Bajram Rexhepi nga e mërkura 22 shtator deri të enjten 23 shtator 2021 do të marrin pjesë në takimin ministror të Partneritetit për energji transatlantike dhe bashkëpunim klimatik (P-TECC) i cili mbahet në Varshavë, Poloni.

Marketing

Takimi ministror organizohet nga Ministria e Energjisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministria e Klimës dhe Mjedisit e Republikës së Polonisë.

Iniciativa e Partneritetit transatlantik të energjisë dhe bashkëpunimit klimatik (P-TECC), një platformë ndërkombëtare e krijuar për t’u siguruar krijuesve të politikave dhe palëve të përfshira të shoqërisë civile në Evropën Lindore dhe Qendrore burimet dhe mjetet teknike për të ndërtuar sisteme energjetike të vetëdijshme për klimën.

Në nismën P-TECC marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, 22 vende evropiane dhe Bashkimi Evropian.

Fokusi kryesor i takimit ministror të këtij viti do të jetë vendosja e aksionit klimatik dhe kalimi i drejtë në një të ardhme me karbon të ulët dhe vendosja e teknologjive inovative të energjisë së pastër që krijojnë vende pune në të dy anët e Atlantikut.

Marketing