Osmani: Diaspora do të evidentohet në numrin e përgjithshëm të popullsisë së RMV-së

Ministri i punëve të jashtme Osmani edhe njëherë sqaroi se diaspora do të evidentohet në numrin e përgjithshëm të popullsisë së RMV-së.

Marketing

“Ligji parasheh që do të ketë të evidentuar në fund gjatë prezantimit të rezultateve, popullatë rezidente, popullatë jorezidente dhe popullatë e përgjithshme e cila do të jetë shumë e asaj popullate rezidente dhe jorezidente, që do të thotë se si numër diaspora do të përfshihet në numrin e përgjithshëm.”,- tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.

Një ditë më parë zëvendësdrejtori i ESHS-së, Ilmi Selami, tha se për shkak të hakerimit të sistemit për regjistrimin e diasporës, është mirë që mërgimtarët t’u dërgojnë të dhënat familjarëve për t’i regjistruar edhe këtu nga të afërmit e tyre. Edhe vetëregjistrimi i diasporës zgjat deri në ditën e përfundimit të regjistrimit të banorëve rezidentë dhe banesave në RMV, pra deri në fund të shtatorit.

Marketing