Bekteshi: Do të ketë gaz! S’mundet që një kompani të jetë furnizues për 30 vjet dhe të na kërcënojë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se do të ketë furnizim me gaz për të gjithë qytetarët.. Bekteshi tha se të gjithë kompanitë kanë të drejtë të aplikojnë në thirrjen publike, ndërsa pohoi se do të zgjidhet ai që do të ketë ofertë më të mirë.

Marketing

“Nga 1 janari për qytetarët do të arrijmë të kemi furnizim me gaz edhe për institucionet edhe për industrinë. Kompanitë tona janë thirrur që të konkurrojnë në thirrjet publike që janë transparente dhe të hapura, nuk mund të vazhdojmë që për 30 vite të kemi vetëm një furnizues që mund të na kërcënoj si institucion, kërcënime nuk ka, ka vetëm diverzifikim”, tha mes tjerash Bekteshi.