Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi, potencon se Aleanca për Shqiptarët e vetme, nuk është konkurrencë për BDI-në.
Sipas tij, vetëm bashkimi i tre partive opozitare, ndoshta do të ishte sadopak konkurrencë për BDI-në në zgjedhjet e prillit.
Sipas Bekteshit, gisht në mos bashkimin e opozitës, ka, siç i referohet ai, LR-PDSH-ja. Bekteshi shton se anketat tregojnë se Aleanca do të pësojë humbje të mëdha.