Bekteshi: Duke punuar së bashku mund të ndryshojmë të ardhmen ekonomike

Ministri Bekteshi në Forumin e Parë Ballkanik: Duke punuar së bashku mund të ndryshojmë të ardhmen ekonomike të rajonit në interes të të gjithë qytetarëve tanë.

Marketing

“Unë përshëndes idenë e organizimit të këtij Fourmi të parë Ballkanik, si takim i politikëbërësve të vendeve të Ballkanit, me një qëllim të vetëm, për të bërë Ballkanin, jo vend që do të asoconte në sfida, por vend ku ofrohen mundësi pozitive, bashkëpunim rajonal aktiv dhe miqësor mes fqinjësh, rritje ekonomike dhe sigurisht standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët tanë. Ne kemi shans për të ndryshuar të ardhmen e këtij rajoni –duhet vetëm të shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të punojmë në agjendën tonë të përbashkët “, u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Forumin dyditor Ballkanik kushtuar zhvillimit të infrastrukturës,rrjeteve zhvillimore dhe promovimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit,që po mbahet në Selanik, në organizim të Ministrisë greke për Maqedoninë dhe Trakinë.

Duke iu referuar vizitës së fundit të delegacionit shtetëror grek të kryesuar nga kryeministri Tsipras dhe i shoqëruar nga përfaqësues të sektorit të biznesit në Maqedoninë e Veriut, ministri Bekteshi përmendi bashkëpunimet dhe projektet e përbashkëta të rëna dakord në sesionin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis dy vendeve.

“Greqia renditet në vendin e dyta me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut realizon shkëmbim më të madh tregtarë me botën në vitin 2018 ndërsa rritja në tregtinë e përgjithshme është 15.8%, ku eksporti është rritur me 5.8% ndërsa importi me 19.1% krahasuar me vitin 2017. Në fakt, nga pesë partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë në vitin e kaluar, madje tre vende janë nga rajoni: Greqia, Bullgaria dhe Serbia. Është shumë e natyrshme që ne duam të bashkëpunojmë me vendet tona fqinje, me miqtë tanë nga rajoni. Një nën qiell dhe një mentalitet, zakone dhe shije të ngjashme të konsumit, sfida të ngjashme. Dhe kjo është bazë e fuqishme për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha sektorët ekonomikë, ” shtoi Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë prezantoi para pjesëmarrësve edhe Planin për rritje ekonomike dhe Ligjin për nxitjen e Investimeve, e cila për herë të parë parasheh trajtimin e barabartë për të gjithë investitorët – kompanitë vendase dhe të huaja dhe me këtë rast ftoi vendet pjesmarrëse të këtij Forumi për të investuar në Maqedoninë e Veriut dhe të ndjejnë efektin e këtyre masave. Ai foli edhe për reformat në sektorin energjetik, të cilat do të mundësojnë më shumë investime në burimet ripërtritëse të energjisë dhe në përputhje me temën e panelit, Bekteshi përmendi masat e ndërmarra për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me theks të veçantë mbështetjen që u jepet kompanive për zhvillimin e produkteve të reja dhe inovative, sepse siç theksoi ai, zhvillimi i inovacionit është e ardhmja e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Forumin e hapi zëvendësministrja për Maqedoninë dhe Trakinë, Eleftheria Hadzigeorgiu dhe zv.ministri i qeverisë greke Janis Dragasakis i cili foli për mundësitë dhe perspektivat e bashkëpunimit ballkanik. Panelit gjithashtu iu drejtuan edhe zëvendësministri i ekonomisë dhe zhvillimit të Greqisë, Asterios Pitsiorlas dhe zëvendësministri i Rumanisë Bogdan Constantin Andronik. Sesioni i parë i planifikuar për sot, ishte me temë “Situata në infrastrukturën e transportit, energjetikës, industrisë dhe teknologjisë në rajonin e Ballkanit” ndërsa seancat që u dedikohen instrumenteve për financimin, biznes dhe rrjetit teknologjik duke dashur mobilizimin dhe valorizimin e potencialit janë planifikuar për ditën e dytë të Forumit.

Marketing