Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot informoi për vendimin e fundit të qeverisë e cila në seancës së sotme, miratoi dy vendime që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve, konkretisht në Komunës së Kërçovës.
‘Qeveria e Maqedonisë sot caktoi SHA ELEM të fillojë procedurë për ndërtimin e centralit fotovoltaik në rrethin e REK Oslomejit, e cila do të përfshihet me 20 hektarë dhe do të ketë kapacitet të instaluar prej 10 MW. Me këtë projekt, dukshëm do rritet pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në vendin tonë ndërsa do të rritet ndjeshëm edhe puna e REK Osllomesë dhe më e rëndësishme do të përmirësohet dhe reduktohet emetimi i CO2 në ajër e cila ndikon në përmirësimin e mjedisit në Kërçovë’ tha ministri Bekteshi.
Projekti i dytë që kemi miratuar, deklaroi ministri Bekteshi, është inicimi i procedurës për dhënien e kontratës shumëvjeçare të prokurimit publik dhe një plan veprimi për rindërtimin, konvertimin, përshtatjen dhe zgjerimin e Spitalit të Përgjithshëm Kërçovë – Faza e II-të.
‘Ky projekt parashikon rritjen bruto të sipërfaqes së spitalit për rreth 7,000 m2 dhe objekti i ri i hartuar sipas standardeve moderne shëndetësore do të përbëhet nga pesë departamente të kujdesit shëndetësor sekondar, dhjetë spitale speciale dhe 4 spitale ditore. Objekti i ri do të jetë një qendër moderne rajonale shëndetësore në të cilën do të gravitojnë pacientët nga Kërçova dhe fshatrat përreth Makedonski Brod, Plasnicë, Zajas, Vraneshnicë dhe Demir Hisar’, tha Bekteshi.
Ministri Bekteshi tha se këto dy projekte janë planifikuar të përfundojnë deri në vitin 2020, kur do të realizohen edhe shumë projekte tjera për Kërçovën.