Minsitri i ekonimisë Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e SHA EEM, Vasko Kovaçevski dhe zv/drejtorin Imer Zenkun shënuan fillimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e tubacionit të ngrohjes nga TEC Manastir në Manastir, Novaci dhe Mogillë.
Investimi i përgjithshëm për realizimin e këtij projekti është 46 milionë euro dhe do të sigurojë kosto më të ulëta për ngrohje për amvisëritë në Manastir, Novaci dhe Mogillë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi strategji ambicioze dhe ndërmerr masa dhe aktivitete konkrete për realizimin e përcaktimeve drejt ekonomisë së gjelbër dhe vendosjes së karburanteve më të pastra energjetike në ekonominë dhe amvisëritë.
Realizimi i këtij projekti për ndërtimin e rrjetit të ngrohjes në Manastir, Novaci dhe Mogillë do të ketë ndikim të madh në mbrojtjen e mjedisit jetësor, e në anën tjetër do të ulë shpenzimet e amvisërive për ngrohje, respektivisht do të ketë çmime më konkurruese sesa karburantet tjera që përdoren, e që është prioriteti ynë më i lartë.