Produktet me çmime të ngrira, Qeveria nesër diskuton për zgjerimin e listës

Qeveria nesër do të shqyrtojë të dhënat nga Enti i Statistikave rreth lëvizjes së çmimeve me pakicë dhe shumicë për muajin nëntor për të vërtetar nëse ka rritje të tyre.

Marketing

Në këtë mbledhje do të merret vendim për zgjerimin eventual të listës së produkteve me çmime të ngrira, me produkte shtesë, tha sot ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës në REK Manastir.

“Nëse ka rritje drastike të cmimeve, sigurisht që do të sjellim vendim për zgjerimin e listës së produkteve me cmime të ngrira. Me siguri kjo shtesë do jetë për orizin dhe vezët, si produkte që konsumohen më shumë. Është shumë me rëndësi të potencohet se vendimet nuk vlejnë për çmimet e sotme, por për çmimet e produkteve që tregtarët i kanë formuar më 1 dhjetor. Çmimet nga 1 dhjetori do të jenë të vlefshme deri më 31 janar 2022… Çmimet nuk mund të rriten por vetëm të ulen dhe prandaj po bëjmë përpjekje që të rritet prodhimi i energjisë elektrike, të mos ketë goditje në çmim me energjinë elektrike dhe shpenzimet e kompanive të jenë më të ulëta” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.