Bekteshi fton në takim përfaqësuesit e tri odave ekonomike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ftoi kryetarët e tri odave më të mëdha ekonomike në vend në takim të dielën në orën 11:00.

Marketing

Bekteshi sonte në “Fejsbuk” shënoi se qëndrimet dhe opinionet e komunitetit të biznesit janë prioriteti ynë dhe se Ministria e Ekonomisë gjithmonë është e hapur për bashkëpunim me të gjitha odat ekonomike veçanërisht kur punohet për masa të cilat janë në interes të kompanive dhe qytetarëve.

“Lidhur me vendimin e fundit të miratuar nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, me kërkesë të odave ekonomike për ngrirjen e marzhit të produkteve ushqimore bazë, dëshiroj të ftoj kryetarët e tri odave më të mëdha, Branko. Azeski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Trajan Angelovski nga Asociacioni i Odave Ekonomike dhe Nebi Hoxha nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në takim në Ministrinë e Ekonomisë të dielën në ora 11:00”, qëndron ën postimin e Bekteshit në “Fejsbuk”.