Bekteshi: Investimi i ri turk prej gjashtë milion euro, rezultat i politikave qeveritare stabile

Gjashtë milionë euro investim dhe punësim të rreth 300 personave duhet të jetë bilanci i fabrikës më të re turke në Maqedoni “Çagataj Kablo” që sot edhe zyrtarisht filloi me punë.

Marketing

Bëhet fjalë për repart prej shtatë mijë metra katrorë, të vendosur në zonën industriale “Bunarxhik”. Për ndërtimin e tij në fazën e parë janë investuar katër milionë euro dhe deri tani janë punësuar 80 persona.

“Çatagaj Kablo” prodhon kabllo për industrinë automobilistike dhe për mekanizëm bujqësor dhe eksporton në korniza botërore.
“Ky është shembull se fjala e dhënë ka peshë, ndërsa premtimet e dhëna para qytetarëve plotësohen”, tha drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Aleksandar Mlladenov para hapjes së repartit.

Siç theksoi pronari i fabrikës Ahmet Koroglu, kompania ka vendosur të investojë në Maqedoni në vitin 2006, vitin e kaluar i ka vendosur themelet, ndërsa këtë vit fillon me prodhimtari.

“Në fazën e dytë parashikojmë investimi të arrijë gjashtë milion euro, reparti të arrijë 10 mijë metra katror, ndërsa numri i të punësuarve të jetë 300”, theksoi Koroglu.
Sipas zëvendëskryeministrit Koço Angjushev “Çagataj Kablo” është fabrika e parë që hapet pas sjelljes së Ligjit të ri me të cilin barazohen kushtet për investimet e huaja dhe vendore.
Zëvendëskryeministri nënvizoi se kjo Qeveri në periudhën e fundit ka arritur të sjellë 16 kompani të huaja dhe të gjithë ata planifikojnë investime në vend.

“Fillimi zyrtar me punë i “Çatagaj Kabllo” për mua paraqet rezultat të politikave qeveritare stabile dhe të parashikueshme. Kjo Qeveri, në vend se me marrëveshje në katër sy, me Ligj e planifikon dhe realizon përkrahjen e investimeve të reja të huaja dhe vendore”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Kompania turke “Çatagaj Kabllo”, mes të tjerash është e njohur edhe si furnizuese e prodhuesit belg të autobusëve “Van Hol” e cila tashmë është e pranishme në “Bunarxhik”.

Marketing