Bekteshi: Janë shpallur thirrje publike për subvencione për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për zejtarët dhe për digjitalizimin për sipërmarrjet e grave

Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike për subvencione për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për zejtarët dhe për digjitalizim për sipërmarrjet e grave.

Marketing

Siç ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook, me thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, do të bashkëfinancohen 40% e kostove të vërtetuara për blerjen e makinerive, por jo më shumë se 250.000 denarë për aplikant. Për këtë masë janë paraparë mjete në vlerë të përgjithshme prej 43.000.000 denarë. Të subvencionuara do të jenë kostot e vwrtetuara për blerjen e makinerive në vitin 2022 dhe 2023.

Me thirrjen publike për subvencionimin e zejtarëve do të bashkëfinancohen 40% nga shpenzimet e dëshmuara për blerjen e makinave dhe veglave, por jo më shumë se 100.000 denarë për aplikues.Për këtë masë janë paraparë mjete në vlerë të përgjithshme prej 5.000.000 denarë. Do të subvencionohen kostot e vërtetuara për blerjen e makinerive dhe veglave në vitin 2022 dhe 2023.

Thirrja publike për subvencionimin e sipërmarrjes së grave për digjitalizimin e proceseve të biznesit subvencionon ndërmarrjet në pronësi të grave (mbi 50%) dhe të menaxhuara nga gratë, të cilat punësojnë të paktën dy persona (pronar i ndërmarrjes dhe një punonjës), përmes bashkëfinancimit të 40 % e kostove të vërtetuara, por jo më shumë se 100,000 denarë për aplikant, të bëra për: zhvillim ose prokurim të zgjidhjeve dhe teknologjive digjitale me qëllim të transformimit digjital të proceseve të biznesit ose prodhimit dhe implementimit, përshtatjes dhe integrimit të zgjidhjeve dhe teknologjive digjitale.

Për këtë masë janë planifikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 2.000.000 denarë.
Të subvencionuara do të jenë kostot e vwrtetuara për qëllimet e synuara në vitin 2022 dhe 2023.

Afati i fundit për aplikim është deri më 30 qershor 2023.

Linku nga thirrja për subvencione për kompanitw mikro, të vogla dhe të mesme:
https://www.economy.gov.mk/sq-AL/news/javen-povik-za-subvencionirane-na-mikro-mal.nspx?fbclid=IwAR1NQK7A8-8ATBwXcVtW_gqQYn5ipjZAefLS2QTSj9QiLTzxzqRHvc3dNJ4

Linku nga thirrja për subvencione për zejtarë dhe veprimtaritw e zejtarisë:
https://www.economy.gov.mk/sq-AL/news/javen-povik-za-subvencionirane-na-zanaetc.nspx?fbclid=IwAR2C6Nar_XHtXGecg5Qy8ijDm-gHOcfFyeQ5OYn-4yKzWji9hHRcc0c-L-A

Linku nga shpallja për subvencione për sipërmarrjet e grave për digjitalizimin e proceseve të biznesit:
https://www.economy.gov.mk/sq-AL/news/javen-povik-za-subvencionirane-na-zensko-pretpriemnisvo-za-digitializacija-na-delovni-procesi.nspx?fbclid=IwAR0xGUgb_iG8h-xlXHIuDQDXu4Yi154lYTwgE9vfoNYdZWh6m1vwF1u4zpE