Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike nga Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi për vitin 2021 që synojnë të mbështesin kompanitë vendase. Janë shpallur thirrjet publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, për mbështetjen financiare të sipërmarrjes së grave dhe për subvencionimin e zejtarëve, informoi kështu sot në konferencë për shtyp Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ashtu siç deklaroi Ministri, të tre thirrjet publike janë publikuar dhjetë ditë më parë, dhe të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri më datë 16 Prill,respektivisht 30 Prill, për të shfrytëzuar mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë.
„ Me thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla është parashikuar mbështetje financiare për subvencionimin e 50% të shpenzimeve të dëshmuara për furnizimin e makinave dhe veglave, si dhe për furnizimin dhe instalimin e paneleve fotovoltaike – sistem i mbyllur, për prodhimin e energjisë elektrike për nevoja personale të ndërmarrjes me fuqi mbi 5 kW.Për këtë masë janë parashikuar gjithsej 30,7 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa mbështetja financiare për një aplikant është më së shumti 400.000 denarë. Nëse ndërmarrja është e drejtuar ose e themeluar nga një grua, atëherë subvencioni rritet për 10%.Do të subvencionohen shpenzimet që janë bërë në vitin 2020 dhe 2021”, potencoi Bekteshi.
Me thirrjen publike për subvencione për mbështetje të sipërmarrësisë së grave siç ceku ministri është parashikuar mbështetje financiare për bashkëfinancim të 80% të shpenzimeve të kompanive që janë 50% në pronësi ose të udhëhequra nga gratë për furnizim të pajisjes dhe veglave, rregullim/përmirësim të hapësirës afariste dhe vendosje të zgjidhjeve softuerike.
„ Për këtë masë në kuadër të Buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë janë parashikuar gjithsej 4 milionë denarë, ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për një aplikant është jo më shumë se 150.000 denarë, përveçse te shpenzimet për vendosjen e zgjidhjeve softuerike ku mbështetja financiare është më së shumti 60.000 denarë.Gjithashtu edhe te kjo masë do të subvencionohen shpenzimet që janë bërë gjatë vitit 2020 dhe 2021. Afati përfundimtar për të aplikuar është deri më 30.04. të vitit 2021”, nënvizoi Bekteshi.
Ministri informoi edhe rreth thirrjes publike për subvencione për zejtarët ku është parashikuar mbështetje financiare për mbulimin e 60% të shpenzimeve të zejtarëve për furnizimin me pajisje dhe vegla, si dhe rregullim, gjegjësisht përmirësim të hapësirës afariste. Shuma maksimale e mbështetjes për një aplikant arrin 120.000 denarë për shpenzime të realizuara gjatë vitit 2020 dhe 2021.
Nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për subvencione për mbështetjen e zejtarëve janë parashikuar gjithsej 6 milionë denarë. Afati përfundimtar për aplikim edhe për këtë thirrje publike është deri më 30.04.të vitit 2020.
“Këtë vit për herë të parë për shpërndarjen e mjeteve të parashikuara në thirrjet publike nga Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe sipërmarrësi do të zbatohet parimi për zhvillim të barabartë rajonal. Kjo do të thotë se mjetet do të shpërndahen sipas nivelit të zhvillimit të rajoneve të planifikimit në shtet. Sipas kësaj rregulle pjesa më e madhe e mjeteve që janë parashikuar në secilën thirrje publike do të ndahen në rajonet më pak të zhvilluara, ndërsa pjesa më e vogël e mjeteve do të ndahen në rajonet më shumë të zhvilluara, theksoi Bekteshi.
Sipas tij bazuar në klasifikimin e rajoneve të planifikimit sipas nivelit të zhvillimit në periudhën e viteve 2018-2023 për Rajonin verilindor që është më pak i zhvilluar do të shpërndahen 17,3% të mbështetjes financiare. Për rajonin e Vardarit 14,7%, për atë Jugperëndimor 13,3%, për Rajonin e Pollogut 13,2%, për Rajonin e Pellagonisë 11,9%, për Rajonin Lindor 11,3% të mbështetjes financiare, derisa për atë Juglindor 11,1% dhe për atë të Shkupit që është më shumë i zhvilluar do të shpërndahen 7,2% të mbështetjes financiare nga mjetet e përgjithshme të parashikuara nga çdo thirrje publike ndaras.
„ Shpërndarja e mjeteve në kuadër të secilit rajon të planifikimit në përputhje me parimin “i pari i ardhur, i pari i shërbyer” do të zbatohet për aplikantët e rajonit të njëjtë të planifikimit. Nëse mjetet e përgjithshme të shpërndara në një rajon të caktuar të planifikimit të dedikuara për subvencionimin e ndërmarrjeve/aplikantëve nga ky rajon nuk shfrytëzohen të njëjtat do të shfrytëzohen në mënyrë plotësuese për subvencionimin e aplikantëve në rajonet e planifikimit ku ka aplikacione. Shpërndarja e këtyre mjeteve do të bëhet gjithashtu sipas zhvillimit të rajoneve të planifikimit, përfundoi ministri Bekteshi.