Bekteshi: Kemi rritur mbështetjen financiare për zejtarët për furnizim me mjete dhe lëndë të para nga 12 në 20 milion denarë

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë Qeveria gjatë ditës së sotme miratoi ndryshimet në Programin për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi me anë të të cilit u shtuan mjetet për mbështetjen e zejtarëve.
Mbështetja financiare për masën për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për zejtarët është rritur nga 12 milion denarë të paraparë në 20 milion denarë.

Marketing

Gjithashtu me ndryshimet e Programit është rritur edhe mbështetja financiare për aplikant.
Gjegjësisht, kjo masë tani parashikon kompensimin e 60% të shpenzimeve të zejtarëve ose maksimum 60,000 denarë të bëra për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për aplikantin.
Më herët mbështetja financiare ishte paraparë për maksimum 30,000 denarë për aplikant.

Të drejtë për të marrë pjesë do të kenë të gjithë zejtarët të cilët janë të regjistruar në përputhje me Ligjin për zejtari  dhe plotësojnë kushtet që do të përcaktohen në Thirrjen Publike që do të publikohet në ditët në vijim pas miratimit të rebalansit të buxhetit.