Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në preskonferencë të përbashkët me kryeministrin teknik Oliver Spasovski dhe drejtorin e SHA Centralet e Maqedonisë së Veriut, (ESM), Vasko Kovaçevski,njoftoi se është shpallur thirrja për partneritet publik-privat për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik 100 MW në rrethinën e TEC Oslomej.
Osllomej do të jetë shembulli i parë i tranzicionit energjetik, do të thotë do bëhet shndërrimi i minierës së vjetër në termocentral fotovoltaik.
Kam nderin të them që pas më shumë se dy vjet kemi mundur të bëjmë tranzicionin e premtuar të energjisë në Maqedoninë e Veriut, duke u bërë kështu nga një vend që me çështje të hapura në komunitetin e energjetikës me investimet në energjinë e gjelbër u shndëruam në vend që është kampion në Evropë për reformat në energjetikë.” – thotë Bekteshi.
Kemi shpallur thirrjen për partneritet publik-privat për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik 100 MW në rrethinën e…
Publiée par Kreshnik Bekteshi sur Mercredi 12 février 2020