Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike në kuadër të Programi për Konkurrencë,
Inovacion dhe Sipërmarrësi për vitin 2021 që synojnë të mbështesin kompanitë vendase.
Janë shpallur thirrjet publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla, për
mbështetjen financiare të sipërmarrjes së grave dhe për subvencionimin e zejtarëve, informoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.
Ai u bëri thirrje të gjitha kompanive mikro dhe të vogla, zejtarëve dhe grave sipërmarrëse të përdorin mbështetjen financiare të ofruar nga Ministria e Ekonomisë.
Thirrja publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla parashikon mbështetje
financiare për subvencionimin e 50% të shpenzimeve të dëshmuara për blerjen e makinave dhe veglave dhe për panele fotovoltaike.
Gjithsej 30.7 milion denarë janë siguruar për këtë qëllim, ndërsa mbështetja financiare për
aplikant nuk mund të kalojë 400,000 denarë. Nëse kompania udhëhiqet ose themelohet nga një grua, atëherë subvencioni rritet me 10%. Afati i fundit për aplikim është 16 Prill, 2021.
Thirrja publike mund të gjendet në linkun në vijim: https://www.economy.gov.mk/doc/2916
Thirrja publike për subvencione për të mbështetur sipërmarrjen e grave siguron mbështetje
financiare për të bashkëfinancuar 80% të shpenzimeve të kompanive që janë 50% në pronësi ose që udhëhiqen nga gratë për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve, rregullimin / përmirësimin e ambienteve të biznesit dhe prezantimin e zgjidhjeve softuerike.
Për këtë program janë siguruar gjithsej 4 milion denarë nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për aplikant është 400,000 denarë.
Afati i fundit për aplikim është 30 Prill 2021
Thirrja publike mund të gjendet në linkun në vijim: https://www.economy.gov.mk/doc/2917
Thirrja publike për subvencione për zejtarët ofron mbështetje financiare për të mbuluar 60% të shpenzimeve të zejtarëve për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve, si dhe rregullimin, dmth përmirësimin e lokaleve të biznesit. Shuma maksimale e mbështetjes për një aplikant është 120,000 denarë për shpenzimet e bëra në vitin 2020 dhe 2021.
Afati i fundit për aplikim për këtë thirrje publike është 30 Prill, 2021.
Thirrja publike mund të gjendet në linkun në vijim : https://www.economy.gov.mk/doc/2915
Këtë vit për herë të parë për shpërndarjen e fondeve të siguruara në thirrjet publike të Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi do të zbatohet parimi i zhvillimit të barabartë rajonal Kjo do të thotë që fondet do të shpërndahen në përputhje me zhvillimin e planifikimit rajonal në vend.