Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur sot se nuk do të ketë ndryshime çmimesh në tregun rregullator deri më 31 dhjetor.
“Në fushën e mbështetjes për kompanitë mikro dhe të vogla që janë në tregun rregullator, tashmë ka një vendim të KRRE-së që vlen deri më 31 dhjetor. Deri më 31 dhjetor nuk do të ketë ndryshime çmimesh në tregun rregullator. Me vendimin e ri të KRRE-së, sipas të dhënave që do të japin ESM, MEPSO dhe EVN për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm, atëherë KRRE do të dalë dhe do të thotë çmimet e reja dhe ne do të japim input përmes ESM duke ulur çmimin e prodhimit, duke ulur disa kërkesa të MEPSO-s, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit në Odën Ekonomike me 10 kompanitë që janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike.
Siç ka theksuar Bekteshi, KRRE duhet t’i njohë kërkesat e parashtruara nga EVN.
“Jam i bindur se disa nga kërkesat nuk do të pranohen”, shtoi ministri.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës energjetike dhe në kuadër të kësaj janë duke u respektuar disa masa kursimi.