Bekteshi-Kundouros: Realizimi i projekteve të përbashkëta nga fusha e energjetikës janë thelbësore për rritjen e bashkëpunimit rajonal

Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Beteshi realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Rusos Kundurous.
Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Maqedonia e Veriut dhe Greqia tradicionalisht kanë bashkëpunim të lartë ekonomik, shkëmbimi tregtar është në rritje të vazhdueshme edhe përkundër pandemisë, Greqia është partneri ynë i katërt më i madh tregtar dhe kompanitë greke janë ndër investitorët më të mëdhenj në vend.
Ministri Bekteshi theksoi se ekziston potencial i madh për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në sektorin energjetik, nëse marrim parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropoli, si dhe lidhjen e gazit midis dy vendeve , përmes ndërtimit të një interkonektori.
Siç ceku Ministri Bekteshi, përmes lidhjes së gazit me Greqinë, Maqedonia e Veriut do të bëhet me një burim të ri për furnizimin me energji më të gjelbër dhe më të lirë, dhe kështu do fitoj edhe mundësinë për t’u bërë një qendër rajonale për tranzit të mëtejshëm dhe shpërndarjen e gazit në vendet e rajonit.
Në takim u shpreh mbështetja e Greqisë për vendin tonë lidhur me përparimin në integrimin evropian, pas arritjes së anëtarësimit në NATO, si dhe për asistencën teknike në proceset e rëndësishme për perspektivat evropiane.

Marketing