Bekteshi: Ky vit ishte i mbarë, në 2019 presim investime të reja

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e cilësoi si një vit të mbar 2018-ën dhe numëroi pritjet dhe shumë investime të reja në 2019.

Marketing

Këto u thanë në panairin e tret tradicional në Saraj i organizuar nga Fondacionin “Albiz” i cili ka për qëllim të promovoj dhe afirmoj bizneset që gravitojnë në këtë komunë.

“Ne kemi rritur shumën e investimeve kapitale nga 392 milion euro në 420 milion euro, por njëkohësisht kemi rritur edhe shumën për mbështetjen e sipërmarësisë në vend si dhe mbështetjen e konkurrencës së kompanive vendore në rajon dhe në tregun Europian. Kemi rritur shumën edhe të Fondit për Inovacion për Zhvillim Teknologjik ku më parë ka qenë rreth 2 milion euro, ndërsa prej vitin 2019 të gjithë sipërmarësit e rinj dhe të gjithë të rinjtë që do të kenë ide për të filluar biznese do të kenë mundësi të përkrahen nga ana e këtij Fondi me rreth 10 milion euro por njëkohësisht mjete edhe për projektet infrastrukturore”, tha Reshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

“Për vitin e ardhshëm është e domosdoshme të kihet parasysh investimet kapitale respektivisht në ndërtimtari sepse atje kemi ngecjen më të madhe”, tha Nebi Hoxha, kryetar i ODEMVP-së.

Aktualisht në komunën e Sarajit veprojnë rreth 400 biznese, ndërsa pritjet janë që investimet të rriten edhe ma shumë gjatë vitit të ardhshëm, thonë autoritet e kësaj komune.

“Realisht në komunën e Sarajit do të jetë vit i investimeve kapitale private duke pas parasysh se konform procedurave ligjore diku rreth 10 kompani priten ose të fillojnë biznes të ri ose të zgjerojnë biznesin e tyre”, Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Vitin e ardhshëm priten investime po ashtu në infrastrukturën rrugore nëpër zonat ekonomike si dhe në autostradën Shkup-Bllacë. Projekti për 1.9 kilometra të kësaj autostrade është në përfundim të sipër dhe deri në fund të janarit duhet të shpallet edhe tenderimi për fillimin e realizimit të tij, thotë Bekteshi.

Investime pritet të ketë edhe në rrjetin e gasifikimit të vendit si dhe të realizohen edhe shumë projekte tjera për rikualifimin e punëtorëve dhe për marrjen e anës praktike të nxënësve që mësojë nëpër shkollat e mesme profesionale, u tha në forumin e këtij panairi.