Bekteshi: Ligjet për korridoret do të miratohen

Kthim mbrapa nuk ka, ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D do të miratohet dhe projekti do të realizohet, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ndërsa, sa i përket asaj se Komisioni Antikorrupsion veç më e ka pranuar marrëveshjen për korridoret, ai me porosi që komisioni të mbarojnë punën e tij, njëjtë si Qeveria, e cila tani është në pritje që deputetët në Kuvend të miratojnë ndryshimet.

Marketing

“Sa i përket ligjeve, kthim mbrapa nuk ka, ato do të miratohen dhe projekti do të realizohet, si korridori 8 dhe 10-D, është punë e kryer dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ka institucione, si Antikorrupsioni, Prokuroria dhe të tjera, le ta bëjnë punën e tyre. Qeveria ka përfunduar punën e saj, tani ligjet janë në Kuvend, presim që deputetët t’i miratojnë sa më shpejt dhe të fillojnë punën, gjë që do të ndikojë pozitivisht në ekonomi, duke pasur parasysh se mbi 50 për qind e kontratës do të realizohet nga ekonomia e brendshme.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.