Ballina Aktuale Bekteshi: Masat dhanë rezultat, turizmi po kthehet në normalitet

Bekteshi: Masat dhanë rezultat, turizmi po kthehet në normalitet

Masat e Ministrisë së Ekonomisë kanë dhënë rezultat, turizmi ngadalë po kthehet në normalitet. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë që numri i turistëve në periudhën janar-korrik të vitit 2021, shënon rritje prej 56,6 %, publikoi në profilin e tij në fejsbuk, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Në të njëjtën kohë numri i bujtjeve është rritur për 46,6 %. Në shtatë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 317.713 turistë që kanë realizuar 1.034.645 bujtje.
Duke patur parasysh se turizmi në korniza botërore ishte një nga industritë më të goditura nga Pandema COVID 19, fokusi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Ekonomisë si institucion kompetent për zhvillimin e turizmit ishte të mbështeten sektorët më të goditur nga pandemia.
Fokusi ishte në ruajtjen e vendeve të punës në këtë sektor dhe mbështetje të industrisë përmes masave konkrete financiare.
Duke patur parasysh numrat e turistëve dhe bujtjeve mund të themi se masat që janë implementuar kanë dhënë rezultate të dukshme.
“Numri i turistëve vendorë është rritur si rezultat i Fushatës AskundsinëShtëpi dhe Vauçerëve për turizëm, ndërkaq te turistët e huaj VULA E SIGURISË (safe travel stamp) ka dhënë rezultatet e pritura, ka theksuar ministri në rrjetin social fejsbuk.

Marketing
Exit mobile version