Bekteshi: Mbështetje e plotë për shkarkimin e drejtorëve të TEC Manastir dhe TEC Osllomej, kërkojmë menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të institucioneve

Ofroj përkrahje të plotë për vendimet lidhur me shkarkimin e drejtorëve të TEC Manastir dhe TEC Osllomej. Si institucion kompetent në fushën e energjetikës, Ministria e Ekonomisë në vazhdimësi kërkon menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të institucioneve, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për vendimin e Bordit Drejtues të SHA ESM për ndryshime kadrovike me çka shkarkohet drejtori i TEC Manastir dhe TEC OslLomej.
Ministri ka shkruar se nuk do të ketë goditje të çmimeve të energjisë elektrike nga janari i vitit të ardhshëm dhe se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike.
Në mënyrë të përkushtuar ndjekim punën e kompanive energjetike ”, ka shkruar Bekteshi.

Marketing