Bekteshi: Mbi 120 kompani kanë marrë mbështetje nga Ministria e Ekonomisë për Konkurrueshmëri, Inovacione dhe Sipërmarrësi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp informoi rreth realizimit të një pjese të masave për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si pjesë e Programit të Konkurrencës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për vitin 2018.

Marketing

‘Këto masa kanë për qëllim që të inkurajnë kompanitë në rritjen dhe konkurrueshmërinë e tyre, kështu që në qoftë se në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, me rebalancin e buxhetit, mjetet për këtë qëllim i rritëm me 180 për qind, dhe me këtë sipërmarrësit kishin në dispozicion një shumë solide prej 25 milionë denarëve, këtë vit ne e kemi rritur këtë mbështetje me një shtesë prej 60 për qind. Pra, për sipërmarrësit, këtë viti kemi arritur të ndajmë 38 milionë e 390 mijë denarë, ndërsa Programin e pasuruam me masa të reja të hartuara sipas kërkesës dhe për të mirën e sipërmarrësve. Qëllimi ynë ishte që një numër më i madh i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të jenë në gjendje të përdorin fondet dhe të përfitojnë nga masat. Dhe meqenëse ato janë nxitësit kryesorë të një ekonomie, jam i lumtur që kontribuojmë në lëvizjen e bazës ekonomike’, tha ministri Bekteshi ne pres konferencen e sotme.

Interesi ishte i madh, dhe përveç kësaj, shumica e kompanive i plotësuan të gjitha kërkesat nga thirrjet publike, ndërsa parimi i dhënies së mjeteve ishte “I pari vjen – i pari shërbehesh”.

Nga 13 masat për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, masa më atraktive ishte – Mbështetja financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për të cilën masë edhe u ndanë shumica e mjeteve, dhe atë 20 milionë denarë, ndërsa shuma maksimale e subvencionit për kompani ishte 5 mijë euro. Këtë vit, 81 kompani morën mbështetje, kryesisht për blerjen e pajisjeve, veglave apo për zgjerim të objektit, me qëllim të zgjerimit të prodhimit apo aktivitetit të tyre.

Me masën e subvencionimit të shpenzimeve të zejtarëve, për të cilat janë ndarë gjithsej 2.2 milion denarë, përkrahje morrën 19 subjekte, për sipërmarrësinë tek gratë u ndanë 2 milion denarë, përkrahje morrën 16 gra sipërmarrëse, për çertifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO, buxheti prej 800.000 denarëve u shpërnda në 12 kompani.

Siç tha ministri Bekteshi këto njëkohësisht ishin masa për të cilat shpalljet publike u shpallën më herët, dmth. në fazën e parë dhe me të cilat 128 kompani morën mbështetje. Gjatë fazës së dytë është publikuar thirrje publike për projektet e bashkë-financimit dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe nxitjen e sipërmarrjes, me buxhet prej 2 milion denarëve, bashkë-financimin e aktiviteteve programore të rrjeteve të ‘engjëjve të biznesit’ me 1 milion denarë, dhe blerjen e pajisjeve, instrumenteve, mjete nga ana e kompanive që do të përdoren ekskluzivisht për trajnimin e personave për aftësim për profesione, vlera arrin në 2.4 milion denarë.

“Për këto fonde që arrijnë shumën e 5.4 denarëve milion denarëve, thirrjet publike mbaruan kohëve të fundit, kështu që në periudhën e ardhshme komisioni do të shqyrtojë aplikimet dhe thirrjet publike aktualisht aktive për bashkëfinancimin e projekteve të odave ekonomike dhe esnafeve, për bashkë-financim për edukimin e punonjësve, mbështetje për ngritjen e një Parku teknologjik në universitetet në vend, për të mbuluar një pjesë të kostos së projekteve të miratuara nën programin e BE-së COSME dhe futjen dhe certifikimin e sistemit Hallall”, tha Bekteshi, duke shtuar se pagesa e mjeteve për mbështetjen e aktiviteteve të klasterëve është në vijim e sipër, për të cilat janë ndarë 5 milionë denarë, ndërsa thirrja publike për masat e politikës industriale zgjat deri në fund të këtij muaji dhe 3.8 milion denarë janë në dispozicion, kryesisht për kompanitë nga industritë e prodhimit.

Bekteshi apeloi deri tek kompanitë të aplikojnë për thirrjet publike që janë duke vijuar, gjë që do të ndihmonte ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në arritjen e një niveli më të lartë të konkurrueshmërisë dhe realizimit të aktivitetve të tyre të parashikuara të biznesit.

Për kompanitë që kanë përmbushur kërkesat e thirrjeve publike por që nuk kanë marrë mbështetje për shkak të mbarimit të shpejtë të fondeve, Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se nëse krijohen kushte për marrjen e fondeve shtesë në rastin e rebalacit të Buxhetit, ata do të kenë mundësinë të marrin mbështetje.