Bekteshi: Me Ligjin për investime strategjike hapen mundësi për cikël të madh të investimeve në vend

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp sqaroi ligjin e ri për investime strategjike. Kjo zgjidhje ligjore u miratua nga Qeveria në nëntor të vitit të kaluar dhe do të hyjë në procedurë parlamentare nesër.
Ministri Bekteshi theksoi se ky ligj është në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian për investime të tilla.
„ Qëllimi i këtij Ligji për Investime Strategjike, i cili po miratohet për herë të parë në këtë vend, është nxitja, tërheqja dhe krijimi i kushteve për zbatimin e investimeve strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rritja ekonomike, punësimi dhe aplikimi i teknologjive dhe inovacioneve të reja, rritja e mundësitve konkurruese ekonomike të vendit, rritja e eksportit dhe ulja e deficitit tregtar si dhe përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë ligj hapet mundësia për cikël të madh investimesh në shtet, jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel lokal, dhe e gjitha kjo bëhet me mbështetje direkte nga shteti sepse Projekti i Investimeve Strategjike mund të përdorë ndihmën shtetërore në bazë të Ligjit për Kontroll të Ndihmës Shtetërore, theksoi Bekteshi.
Projekte strategjike të investimeve, siç sqaroi Ministri, do të konsiderohen projektet që do të realizojnë investime prej të paktën 100 milionë euro në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paktën 50 milionë euro në komuna me vendndodhje në qytet, komunat në teritorin e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, dhe të paktën 30 milionë euro në komuna me vendndodhje në fshat.
„Ajo që është e rëndësishme është se investimet e propozuara strategjike, të cilat me propozim të Qeverisë do ti miratoj Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë në përputhje me standardet e mjedisit jetësor të përcaktuara me ligjet e vendit për projektet të energjetikës me infrastrukturë; transporti dhe telekomunikacioni; turizmit; industria prodhuese; bujqësia, pylltaria dhe ekonomia e ujit; industria ushqimore; shëndetësi; parqe industriale dhe teknologjike; administrimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave; zonat e teknologjisë së informacionit; sporti, shkenca dhe arsimi, si dhe ndërtimi i komplekseve të mëdha multifunksionale të ndërtesave që përbëhen nga më shumë se një nga fushat e lartëpërmendura.
Vendimi se cili projekt do të jetë projekt strategjik investimesh do të merret nga Komisioni i cili duhet të formohet dhjetë ditë pas miratimit të këtij ligji. Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë nga Qeveria dhe ministritë dhe tre anëtarë të përkohshëm nga ministritë përgjegjëse për projektin, komuna dhe trupi rregullator.
Qeveria deri në fund të vitit duhet të shpallë thirrje publike, ku të gjithë investitorët e interesuar do të mund të aplikojnë për projekte të cilat sipas kritereve të thirrjes publike, do të konsiderohen strategjike.
“ Në aplikimin për projektin e investimeve strategjike, investitori mes tjerash duhet të paraqesë:
– plani biznesi për investime ose studim fizibilitetit për projektet strategjike publike
– portofol të detajuar i subjektit që investon,
– listë referimi të përvojave në projekte të ngjashme të investitorit,
– përshkrimin e metodës dhe burimeve të financimit të projektit,
– dëshmi e gjendjes financiare për realizimin e projektit strategjik të investimeve,
– llogaritë vjetore,
– garanci bankare,
-Vërtetim që nuk ka të hapur asnjë procedurë falimentimi ose likuidimi.
Nëse propozimi projekti plotëson të gjitha kushtet nga thirrja publike, atëherë Qeveria sjell vendim për përcaktimin e statusit e projektit strategjik të investimeve dhe realizon Marrëveshje për Projekt për Investime Strategjike në të cilën përcaktohet dinamika e zbatimit të tij.
Dua të theksoj se zbatimi i këtij ligji, si dhe procedura për fitimin e statusit të projektit të investimeve strategjike, do të zbatohen nga të gjitha palët në mënyrë të drejtë, transparente dhe jo-diskriminuese, me pjesëmarrje aktive të ekspertëve dhe opinionit më të gjerë.
Lista e projekteve që u jepet statusi i projektit të investimeve strategjikedo të publikohet në webfaqen e Qeverisë.

Marketing