Bekteshi: Me ribalancin e buxhetit, planifikojm mjete për të ndihmuar qytetarët

Me ribalancin e buxhetit pritet që të ketë më shumë mjetë për krijimin e masave të reja në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë thotë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sa i përket çmimeve ministria e ekonomisë propozon që të mos ketë më ngrirje të çmimeve të produkteve ndërsa siguron qytetarët se kemi furnizim të rregullt me produkte dhe lëndë të para.

Marketing

“Ministria e Ekonomisë propozon që të mos ketë ngrirje direkte të çmimeve për shkak se nuk mund të ndikojmë si Maqedoni e Veriut në pjesën e çmimeve të lëndës së parë të cilat importohen në vend, të cilat shfrytëzohet për prodhimin e produktit final por përkundrazi mund të bëhen probleme shtesë në pjesën e tregut në vend. Mos te krijohet panikë nga ana e qytetarëve në pjesën e sasive të produkteve. Të gjitha sasitë i kemi në shtet dhe në mënyrë shtesë kemi lejuar importin të vajit për gatim ajo tregon se koridoret në pjesën e furnizimit me lëndë të parë për disa produkte po levizin pa pengesa dhe në vazhdimsi.”, tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi shtoi se nuk do të ketë asnjë far ndryshimë në lidhje me tarifën e lirë të energjisë elektrike nga ora 22-07 por do të intervenohet në tarifën e lartë. Në përgatitje e sipër është përpilimi i modelit të ri për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike.

“Kemi finalizuar modelin e ri për tarifat nga ana e KRRE-s. Vetëm duhet të vendoset nga ana e qeverisë në pjesën e çmimeve të EMV-së të cilat do ti jep për EVN HOME ashtu siç e përcaktojmë dy herë në vit. Vitin e kualaur vendosëm që çmimi të jetë 41 euro tani bëhen analiza se me çfarë çmimi EMV do ti mbulojë nevojat e EVN- HOME për amvisëritë, kompanitë e vogla dhe mikro atëherë do të dijmë se cila do të jetë çmimi final sipas blloqeve.”, tha Bekteshi.

Bekteshi gjithashtu shtoi se në tregun e rregulluar të energjisë elektrikë përveq amvisërime bëjnë pjesë edhe kompanitë mikro dhe të vogla por jo më shumë se 50 punëtore dhe të hyra nën dy milion euro në vitin paraprak. Shtoi se disa kompani për të paguar më pak energji elektrike në mënyrë të qëllimshme kanë zvogluar numrin e punëtorve dhe të hyrat dhe për këtë kanë informuar Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Marketing