Bekteshi: Minierat të jenë në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në konferencën me temë : Dialogu Trilateral për miniera të qëndrueshme sipas standardeve kanadeze, organizuar nga Ambasada e Kanadasë, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Shoqata e minierave të Maqedonisë, që u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Marketing

Ministri Bekteshi, duke mirëpritur shkëmbimin e përvojave në rregullimin e një fushe si vendimtare për përparimin, zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe për avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Kanadasë, theksoi se:” Qëllimi i politikës sonë në këtë drejtim është të sigurojë shfrytëzimin më të mirë të burimeve minerale gjatë procesit hulumtues gjeologjik , eksploatimit dhe përpunimit të tyre, në përputhje me parimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e ambientit , duke pasur parasysh edhe zbatimin e masave për parandalimin ose minimizimin e ndikimeve të dëmshme për ambientin dhe shëndetin e njerëzve që mund të lindin si pasojë e menaxhimit të mbetjeve që gjenerohen”.

Ai informoi se aktualisht po punohet në përmirësimin e rregullativës ligjore dhe akteve nënligjore në fushën e gjeologjisë dhe minierave, ndërsa në planin afatgjatë paralajmëroi edhe përmirësimin e normave dhe standardeve teknike në këtë fushë dhe mundësitë për të futur një lloj të ri të koncesioneve për eksploatim , duke shfrytëzuar energjinë petrotermale nga shkëmbinjtë e nëndheshëm të nxehtë, sepse Maqedonia ka potencial të madh .

“Republika e Maqedonisë është gjithmonë e hapur për investime të reja në çdo degë të industrisë, veçanërisht për investime në fushën e gjeologjisë dhe minierave. Sepse kështu, gjithmonë do të kujdesemi për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve minerale nga investitorët, duke shfrytëzuar teknologjitë më bashkëkohore, por njëkohësisht duke u kujdesur për ambientin dhe shëndetin e banorëve për rreth”,tha Bekteshi në konferencën e sotme.

Ambasadorja kanadeze në Serbi, e emëruar për Maqedoninë, Kati Çaba, shprehu mbështetjen e qeverisë së Kanadasë për Republikën e Maqedonisë në përpjekjet e saj në proceset reformuese dhe angazhimin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve nëpërmjet tregtisë dhe investimeve.

“Maqedonia është me fat që ka qasje në burime minerale, përdorimi i mençur i të cilëve mund të rrisë standardin e jetesës të të gjithë banorëve. Unë fuqimisht besoj se shfrytëzimi I minierave me përgjegjësi mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin social të Maqedonisë “, tha znj.Chaba, duke shtuar se Kanadaja ka një reputacion të shkëlqyer si lidere e biznesit në përdorimin e teknologjisë më të re dhe qasje inovative për zhvillimin dhe menaxhimin me miniera, prandaj kompanitë minerare kanadeze mund ti promovojnë vlerat kanadeze dhe punën e tyre edhe jashtë Kanadasë.

Sipas ambasadores, mund të pritet edhe fluks i investimeve kanadeze në sektorin e minierave dhe në korrelacion me minierat e Maqedonisë shtoi ajo: “Kompanitë tona minerare mund të luajnë një rol udhëheqës duke demonstruar standarde të larta në zbatimin e praktikave të përgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen shoqërore si dhe komunikim transparent për projektet e tyre në Maqedoni “.

Kryetari i Shoqatës së minierave të Maqedonisë në Odën Ekonomike të Maqedonisë ,Nikollajço Nikollov, tha se pret që ekspertë nga Kanadaja të paraqesin përvojat e tyre në periudhë kur Maqedonia ndodhet në një “situatë të hutuar” në sektorin e minierave.

“Kemi lëvizje të ndryshme kundër sektorit të minierave, kështu që kemi rënie të vërtetë në këtë sektor. Ne kemi dërguar mesazhe mjaft negative për investitorët të cilët duhet të vijnë në Maqedoni dhe në kësi raste situata duhet të sqarohet, duhet të shohim se si ta bëjmë atë dhe cili është drejtimi i duhur që duhet të ndërmarrim për të luftuar për një të ardhme më të mirë për banorët “, tha Nikolov.

Sipas Nikolov, Kanadaja është një nga vendet më të zhvilluara në sektorin e minierave dhe ka zhvilluar metoda dhe metodologji për kërkimin dhe përpunimin e mineraleve të ndryshme.

Marketing