Bekteshi: Ndihmë për kompanitë që prodhojnë vaj, qumësht dhe bukë!

Kompanitë që prodhojnë vaj, qumësht dhe prodhime të qumështit, prodhime të drithërave, kompanitë që prodhojnë bukë ëmbëlsira të freskat dhe biskota do të furnizohen me rrymë më të lirë elektrike, kjo sipas planit të Qeverisë për ndihmë ndaj kompanive, përcjell TV21.

Marketing

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit me përfaqësues të industrisë ushqimore tha se po diskutohet që në këtë grup të kompanive të futen edhe kompanitë e mishit dhe prodhimeve të mishit, ndërsa theksoi se me ndihmën në fjalë kompanive do t’u ulen kostot e prodhimit.