Bekteshi: Në 100 ditët e para krijuam masa për mbështetjen e kompanive dhe qytetarëve për standard më të mirë jetësor

Në 100 ditët para të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e
Ekonomisë ka krijuar masa për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive për përmirësimin e standardit jetësor dhe ekonomisë në përgjithësi.

Marketing

Në kushte të krizës energjetike në vend, por edhe më gjerë, Ministria e Ekonomisë ndërrmori masa për mbështetjen e konsumatorëve të energjisë elektrike me të ardhura të ulëta për vitin 2022. Kishte Thirrje publike për mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 60 milionë denarë, me çka konsumatorët me të ardhura të ulëta do të kenë faktura më të lira për 600 deri 800 denarë për nje periudhë 12 mujore, për mbi 700 amvisëri.

Gjithashtu, me qëllim për t’i mbrojtur qytetarët nga goditja e çmimeve, me propozim të
Ministrisë së Ekonomisë u miratua Vendimi për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara, me të cilin përcaktohet marzhi më i lartë tregtar deri në 4% të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë me shumicë, pra deri në 3% të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë si kusht i veçantë në tregtinë e ushqimeve bazë. Me këtë vendim, për mallrat, me përjashtim të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë (e plotë dhe e prerë në copa); vaj ushqimor luledielli (pa vaj te ftohte) dhe miell gruri – tip 400, njihen kostot e funksionimit deri në 20% të çmimit të blerjes në tregtinë me shumicë, pra deri në 15% të çmimit të blerjes në tregtinë me pakicë.

Vendim që zbatohet nga data 9 mars 2022 deri më 31 maj 2022, për shkak të nevojës për të kufizuar rritjen e çmimeve. Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga goditjet e çmimeve, u mor vendim edhe për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët, kryesisht për shkak të goditjeve të çmimeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Ndalimi i eksportit vlen për grurin dhe elbin, misrin, miellin e grurit dhe elbit, farat e lulediellit, vajrat e farave të lulediellit dhe është planifikuar të zgjasë deri më 15 maj.

Në kuadër të masave për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve, Ministria e Ekonomisë miratoi vendimin për heqjen e taksës doganore për importin e vajit të gatimit, e cila zgjat deri më 31 maj.

Gjatë 100 ditëve të kaluara, Ministria e Ekonomisë, vazhdimisht ka mbështetur promovimin e burimeve të ripertëritshme të energjisë në amvisëri.
Përmes Programës për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në amvisëri për vitin 2022 janë paraparë 30 milion denarë për rimbursim të një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike për konsum vetanak për amvisëri.

Vazhdon edhe mbështetja për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme. Në kuadër të Programit për Konkurrueshmëri, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ministria e Ekonomisë shpalli dy Thirrje Publike për Mbështetje të Kompanive Vendore me një mbështetje financiare totale prej një milion eurosh.  Ministria e Ekonomisë, ndër prioritetet e saja e ka edhe sigurimin e vendeve të reja të punës, e cila ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kompanisë për prodhimin e komponentëve të brendshëm KIEL MACEDONIA dhe NORMAK INVESTMENT GROUP, me të cilën fillon realizimi i këtij investimi të ri, që arrin vlerën e 9.2 milion eurove dhe planifikohet të hapen rreth 300 vende të reja pune.

Vazhdon përpunimi i Strategjisë së Specializimit Smart dhe zhvillimi i një Strategjie për nxitjen e eksporteve. Gjithashtu në procedurë e sipër janë Ligje, ndryshim dhe plotësim i ligjeve në interes të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

Ministria e Ekonomisë, sikurse gjithmonë, por edhe më intenzivisht se këto 100 ditë,
respektivisht këto ditë krize për mbarë rajonin dhe botën, do të vazhdojë të kujdeset për
qytetarët, gjegjesisht ruajtjen e standardit të qytetarëve.