Bekteshi dhe ambasadorja e Zvicrës, Sybil Tehada,nesër nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi ‘Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut’

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sybil Zuter Tehada nesër, e martë (28.01.2020) do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut së bashku me Kurt Vitrih, udhëheqës i projektit. Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë (kati i 6-të) me fillim nga ora 10:30.

Marketing

Projekti synon të përfshijë sa më shumë qytetarë, veçanërisht të rinjtë,në punësim adekuat falë përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional. Projekti punon për krijimin e partneriteteve mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive, përmirësimin e trajnimit profesional dhe rritjen e interesit për arsimin dhe aftësimin profesional.