Bekteshi në takim me OEMVP-së: Krinojmë masa për përmirësimin e klimës së biznesit dhe standardit jetësor për qytetarët

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me menaxhmetin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Në takimin u bisedua për shumë tema në mesin e të cilave masat që është duke i ndërmarrë Qeveria për mbështetjen e sektorit të biznesit, thellimi i bashkëpunimit në pjesën e krijimit të politikave për përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe standardit jetësor të qytetarëve.

Marketing

“Me menaxhmentin e OEMVP-së biseduam për shumë tema që janë me rëndësi për mbështetjen dhe zhvillimin e biznesit. Biseduam për ndryshimet e reja të Ligjit për zonat industriale që janë duke u përgatitur në pjesën e zonave industriale që janë në kompetencë të komunave. Njëra nga temat për të cilat biseduam ishte përfshirja edhe e sektorëve të tjerë që do të përfshihen me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, si dhe për mekanizmin e ri që e përgatisim në pjesën e skriningut të investitorëve të huaj dhe vendorë në pjesën e sigurisë. Që kur hyri në fuqi Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve, me kryesinë e Odës Ekonomike biseduam edhe për vendosjen e rregullativave dhe mekanizmave të reja antimonopol për mbrojtjen edhe të konsumatorëve edhe të kompanive në të cilat për momentin punon Ministria e Ekonomisë“, tha ministri Bekteshi.

Lidhur me ndryshimin e Ligjit për zona industriale, ministri Bekteshi potencoi se është duke u punuar në rritjen e kompetencave të Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike industriale në zonat e themeluara nga komunat.

“Do të mund të intervenohet në përmirësimin dhe investimin në infrastrukturën te investimet që janë në kompetencë të komunave. Me kërkesë të komunave ku ka hapësirë për zhvillim dhe interes për të investuar, dhe pamundësi të komunave Drejtoria e zonave me mbështetje të Qeverisë do të mund të investojë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit, ndërlidhjes me gaz dhe ngjashëm“, u shpreh Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë Bekteshi informoi se në pjesën e mbrojtjes së konsumatorëve ka filluar procesi i forcimit të kompetencave të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, ku në të ardhmen së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të punohet në terren në pjesën e forcimit të kontrolleve për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e çmimeve.

“Detyrim i institucioneve që duhet të bëjnë mbikëqyrje inspektuese është të kontrollojnë dhe të bëjnë mbikëqyrje të rregullta inspektuese në përputhje me programet në nivel javor, mujor, vjetor. Nuk mund të lëmë që institucionet e tilla të mos jenë ekspediteve dhe me muaj tërë pas denoncimit të një konsumatori të caktuar të ndërmarrin masë përkatëse. Tejkaluam disa kriza, e unë ende nuk kam dëgjuar të ketë parashtresë nga Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës. Ne nuk mund të përzihemi në punën e këtij Komisioni drejtpërdrejt, meqë përzgjidhet nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Prandaj, filluam ndryshimet në Ligjin me të cilat përcaktohet puna e këtij Komisioni. Dhe kjo nuk mundet vetëm në kohë krize”, u shpreh Bekteshi.

Në takimin, nga OEMVP-ja ishin të pranishëm Mendi Qyra, kryetar i OEMVP, Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv dhe nënkryetarët e Odës, Nuhi Aliu, Jeton Asani, Shpresim Tairi, Qanije Selimi, si dhe Xhemail Dauti, kryetar nderi i OEMVP-së.