Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka zhvilluar sot takim pune në Ministrinë e Ekonomisë me përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan, të cilët janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Tema kryesore e takimit, ku morën pjesë edhe përfaqësues të posaçëm nga Departamenti i Shtetit, ishte forcimi i bashkëpunimit dhe realizimi i investimeve, para së gjithash në fushën e energjetikës.
Ministri Bekteshi përshëndeti interesimin e kompanive amerikane për investime në Maqedoninë e Veriut dhe prezantoi kushtet dhe mundësitë për realizimin e projekteve investive në vend, para së gjithash në fushën e energjisë së gjelbër dhe burimeve të rinovueshme.
Ministri Bekteshi informoi se Maqedonia e Veriut po punon intensivisht për tranzicionin energjetik dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.
Vendi, siç tha ministri Bekteshi, ka filluar investimet në pjesën e infrastrukturës në sektorin e energjisë dhe po bëhen investime të mëdha në energjinë e rinovueshme që së shpejti do të dominojë prodhimin e energjisë elektrike.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Exim Bank, Fondi i Inovacionit të Energjisë Bezos, Siemens Energy, nënkryetari i Shoqatës Amerikane të Biznesit të Evropës Qendrore dhe të tjerë.