Bekteshi në Turqi-takon ministrin e energjetikës,Fatih Donmez

Në kuadër të ceremonisë për lëshimin në përdorim të gazjellësit TANAP në Turqi, ministrti i ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi takim me ministrin e energjetikës së Turqisë, Fatih Donmez. Në rrjetin social fejsbuk, Bekteshi shkruan: Аngazhimi strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është ndërlidhja me gaz е shtetit pikërisht me këtë gazjellës. Bashkëpunimi i suksesshëm me Turqinë do vazhdoj edhe më tej me theks të veçantë në sektorin e energjetikës. Përgëzime për realizimin e këtij projekti i cili ka rëndësi strategjike jo vetëm për rajonin por edhe për të gjithë Europën.

Marketing