Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të mërkurën (19 shkurt 2020) do marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për Partneritet Publik Privat sipas modelit ESKO për ndriçim publik mes komunave Makedonska Kamenica dhe Çeshinovo Obleshevo si shfrytëzues dhe kompanisë Telekomi i Maqedonisë SHA – Shkup.
Ky projekt është pjesë e Programit rajonal për efikasitet energjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili mbështet efikasitetin energjetik me fokus në sektorin publik përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për çka është siguruar mbështetje financiare nga Korniza Investuese e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në konferencën për shtyp fjalim do të kenë:
Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë
Zdravko Stefanovski, Koordinator i Projektit
Sonja Stamenkova, Kryetare e Komunës Makedonska Kamenica
Goranço Krstev, Kryetar i Komunës së Çeshinovo-Obleshevës
Goce Mitevski nga Telekomi i Maqedonisë SHA – Shkup
Përfaqësues nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të jetë z. Andi Aranitasi, drejtori i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vend.
Konferenca për shtyp do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë në sallën e konferencave në katin e parë me fillim në ora 11.